Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, 66-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

               Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren. Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit. “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi për klankosova.tv. Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë.