Haxhiu: Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së

                          Kur zhurma u zëvendësua me qetësinë, Avokati i Popullit vendosi ta dërgojë Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese, pas më shumë se 104 ankesave nga subjekte të ndryshme, raporton Gazeta online Veriu.info. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar duke thënë se dërgimi i këtij ligji në Kushtetuese ua hoqi maskën qeverisë dhe grupit parlamentar të Vetëvendosjes. “ Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj.” – shkruan Haxhiu.

Postimi i plotë i deputetit Haxhiu:

Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së. 104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e pa dijshme dhe e papërgjegjëshme.Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj.Sipas Avokatit të Popullit procesi i miratimit të Lgjit të Pagave nuk ka qenë transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik.
Ligji nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as me frymën e Aktgjykimit KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese.Shpresoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i shpejtë dhe i drejtë për të eleminuar pabarazinë dhe padrejtësitë.Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qyetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e “shefit”. Pushteti gaboi që injoroi amandamentet tona në Ligjin e Pagave dhe kërkesat e sindikatave sepse do të eleminoheshin me kohë padrejtësitë dhe pabarazitë.