Beteja e Koshares (09 Prill, 1999/2023) Beteja e Koshares, sublimoj përpjekjet shekullore të brezave për liri. –Shkruan:Hisen BERISHA, Gjeneral lufte në betejën e Koshares

                Politika moderne nacional-demokratike e kombit shqiptar, që jetonte nën okupimin klasik sllav në krahinën autonome të Kosovës, e kishte filluar ngritjen me kërkesat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në pranverën e vitit 1981. Intelekti shqiptarë i prirë nga profesoriati dhe akademikët shqiptarë, kishin arritur suksesshëm me 2 Korrik të vitit 1990 shpalljen e Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe në 7 Shtator 1990 kishin hartuar dhe miratuar kushtetutën e Kaçanikut, si akt i vullnetit politik të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi. Këto akte politike burrat e armës shqiptare të udhëhequr nga Sali Çeku, i përjetësoi duke i shkrirë ndasitë dhe i rreshtoj nën uniformën e UÇK-së të prirë nga flamuri kombëtarë në datën 9/04/1999 . Djem, gra e burra patriotë, shkruan me gjakun e tyre kryeveprën e kësaj ndërmarrje operacionale ushtarake, fillimisht çlirimin e postës ushtarake në Koshare, rrënimin e gurëve të kufirit që kishin ndarë për dekada kombin shqiptarë dhe në Qershorin e 1999, organizuan marshin triumfal ushtarak drejt Gjakovës dhe Kosovës së djegur e rrënuar nga sllavërija e egër serbe. Në këtë ditë përkujtimi iu thirrëm lavdi heronjve ushtarë të UÇK-së të rënë nëpër beteja! Zoti i bekoftë ushtarët invalid e veteran të kësaj lufte! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës shtet i pavarur e sovran!/www.qendrapress.com/