30-vjeçarja nga Tirana, përfitoi mbi 500 mijë euro me anë të mashtrimit.

                   Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”.  Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ajo është shtetasja Milena Deraj. Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim dhe personat që u mashtruan nga 30-vjeçarja pasi me vetëgjyqësi e kanë kanosur për kthimin e parave. Nga hetimet e thelluara policia ka mundur të dokumentojë edhe një rast tjetër të mashtrimit të kryer nga 30-vjeçarja. Ajo i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.