Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Selvije KADRIU
MË MBYTË NGADALË
Sonte u deha
Nga aroma jote
Nga ai zë
Që kaq shumë e dua
Sonte u deha
Nga ato shikimet tua
E pastaj përnjëherë
Më kaploi frika
Se do të vdes
Nga ajo dejhe
E cila frymën ma ndalë
Andaj i mbylla sytë
E ktheva kokën nga qielli
Dhe e luta Krijuesin
T’ma kthjellë
Këtë mendje të trazuar
T’më largoj
Nga kjo dashuri
E cila më mbytë ngadalë
SK, 07.07.2023, Prishtinë
/www.qendrapress.com/