Mirena i reagon Haradinajt që deklaroi se Thaçi ishte turist në luftë
Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “turist” në luftë.
Mirena në postimin e tij në Facebook këtë çështje e ka lidhur me Gjykatën Speciale, ndërsa ironikisht e ka quajtur “e çuditshme”.Ai është shprehur se Gjykata Speciale me qindra miliona euro, votime e hallakama, raport e fushatë shumë vjeçare “e çuditshme” se janë bërë “për do turista”.