Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Brixhilda DEDE
JETO ME PASIONET E SHPIRTIT
Si njeri i besuar në zot Mina, po të drejtohem me emrin perëndi.
Mirdita perëndia ime! ( ishin germat e para të shkruara, shoqëruar me lot dhimbe).
Mbas një lufte të madhe shpirtërore, ti mbase ke gjetur ritmin e jetës dhe tashmë ndjek dëshirat e zemrës. Të cilat si duket i dërgojnë trurit mesazhe lumturie.
Ndërsa unë po ndeshem me sprovat e mëdha të jetës që në këto momente më ka rrëzuar përtokë.
Kam prerë kontaktin me njerëzit e afërm, madje nënës po i pëlcet zemra nga shqetësimi, por s’ pipëtin e mjera për qetësinë time.
Fëmijët fluturojnë në ëndërrimet e moshës së tyre duke më mbajtur në distancë.
Veshjet luksoze, i fala të gjitha.
Nuk më duhen më.
Bota ime tashmë ka ngjyra të errëta, është pa vullnet e motiv. Si të ketë humbur shijë e logjikë.
Bëra shumë përpjekje për të të larguar nga kujtesa.
Kuptohet, duhet kohë por deri atëherë,..
Qenka e thënë të humbas ditë e dritë jetë.
= Ti, për mua nuk quhesh më Luizë, por mrekulli theksoi Minai.
Jam i bindur se ti ke bagazh e forcë të brendshme të përballosh jetën.
Sepse, ti vetë ke qenë e mbetesh dashuri e motivim jete.
Je pikë referimi e imja, nuk mundem të të harroj.
Do të mbetemi miq të mirë, përjetë.
Sa bukur të mbetemi miq të mirë, =shkroi Luiza.
Megjithëse, jeta ka vërtetuar se të parët që largohen pa fjalë janë njerëzit që duam më shumë.
Jo sepse ndalojmë të duam, por sepse nuk mundet ta përballojmë shpirtërisht.
Ti ishe e vetmja forcë e imja. Këtë vend, nuk mundet ta zërë askush tjetër.
Miqësia që dhuron në momentet e vështira më ngushëllon, zbutur dhimbjen.
Për ty Mina, kisha lënë hapësirën e të vetmes frekuencë dashurie. Tani, mbetem krejt e vetme në duart e fatit.
Unë dhe perëndia.
= Mrekulli, shkruan Minai përlotur,
Jeto me vullnet e pasion ditët që i madhërishmi na dhuron.
Bëj ç’ ka ti mendon se të bën të lumtur.
Bukuria që më tërhoqi tek ti ishte bota jote e brendshme.
Ajo, reflektonte jashtë si një dritë që unë i verbri kërkoja me ngulim.
Atëherë bukuria jote ndihej të më ledhatonte ëmbël duke më bërë të jetoj parajsën e tokës.
Për mua, ishe e bukura e dheut.
Tani ndodhem larg.
Betuar në Zot.
Të lutem, jeto me momentet e bukura që përjetuam.
Jeto me pasionet e shpirtit.
Kurrë, mos ju dorëzo errësirës e fatit.
Fatin e bëjmë vetë.
Ti mundesh të shkëlqesh përsëri,
Sepse je e do të mbetesh mrekullia e jetës.
/www.qendrapress.com/