Me 24 vota për votohet Projektbuxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2024,dhe parashikimi  për 2025  dhe 2026

             Me ftesë  të  kryesueses Antigona Bytyçi, e ku ishte edhe Kryetari i Komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj dhe nënkryetari i komunës Kujtim Gashi sot u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme  e  asamblesë  komunale me  referim  nga kryetari Totaj e që ishte me një pikë të vetme të rendit të ditës Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2024 si dhe parashikimi për vitet 2025 dhe 2026. Fillimisht me këtë rast  kryetari Totaj  ka falënderuar të  gjithë ata që kanë  kontribuar q ë të planifikohet ky projekt  buxhet  i cili tha se besojmë  do të jetë  për  kërkesave  që kanë dalë nga debatet  por, që  besojmë se  ky projekt buxhet në të mirën e  qytetarëve  tha ai

Pas  kësaj fjale   lidhur me këtë  buxhetin  kanë  folur të  gjithë  kryesuesit  grupeve  të kuvendareve  duke  filluar me  LVV, PDK, LDK, AAK, Nisma, , KDTP Ertan Simitqi e kështu me radhe,

Kurse  sqarime shtesë ofroi edhe  drejtori i financave  Sulltan Badallaj.

Pas kësaj  pastaj  kanë  diskutuar shumica  e kuvendarëve dhe së  fundi është  vendos  për të  votat  këtë  buxhet, nga  37 kuvendarë sa ishin prezentë 24  prej këtyre  votuan për  buxhetin, 8 ishin kundër dhe pati 5 abstenime. /www.qendrapress.com/