Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Remzije. J .ZEKOLLI

KTHIMI NË ITAK

(Afrim Bunjakut, heroit të Dardanisë)

Me dekada rrugëtove

Me dhimbjen e ndarjes

Përtej Urës së Ibrit

Sot

Gjaku yt trollin e ka lag, u bë

Ugur i bardhë për kthimin në Itak

Vetëm me ballëkuqen, dritën e krenarisë

Unë andej munda të kaloj

Për Ty Itaka ime

Zemrën malli ma përvëloj

(Ti nuk vdiqe, por ke le

U flijove për atdhe )

RZekolli, 24 shtator, 2023

/www.qendrapress.com/