Djali, nënës:”N’qafë kam me t’pre”
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një 48-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, si dhe e ka kërcënuar me fjalët “n’qafë kam me t’pre”.Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, pasi është recidivist i dhunës në familje.Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si ‘Dhunë në familje’.