Fryma poetike  e së mërkurës me poeten:-Fatmire BERISHA

EMRIN TËND SOT NJOHËN TË GJITHË

————————————————————–

 Dridhej toka nga gëzimi

Shamia drejtë qiellit si duket prekte retë

Fishekëzjarret si ylber shpërthenin

Të gjithë në një zëri brohorisnin

Kemi festë, kemi festë.

Këtu erdhi dhe nëna Shqipëri

Pran saj Maqedonia Plav,Hotë, Grudë dhe Çamëri

Kapur për dore valle pa u ndal

Ta ndan gëzimin së bashku me ne

Gjithmon të bashkuar

NJë komb një gjuhë

Kemi dhe një fe.

Nga shtetet një nga një, formonin vagan

Nga një letër urimi dhe me nga një lajm

Urime Kosovë shteti më i ri

Me gjithë meritat të pranuam ty.

Gjaku i atyre që jetë dhanë

U bë dëshmitarë i kësaj lirie

Zemrat tona të mëdha sa një malë

si zogë në hapsirë me valle merrnim fluturimin

Të gjithë pa ndalur shprehnim gëzimin.

Krenohu Kosova ime

Rri kryelartë pa u trembur hiq

Tash nuk je vetëm ke edhe shumë miqë

Emrin tend sot njohën të gjithë.

PLISI I BARDHË DHE KULLA PREJ GURI

Thërrisnin gurët e lashtësisë

Dorën e muratorit e djersën e ballit

Tek fisi Berisha gurëthemelin me nis

Gjoks luanat, fuqia e atdhetarit.

Me ata gur të çmuar ndërtimin e nisën

Që dhe topit të i bënin ballë

Zëri i burrit që shkrepte jehonë

Çdo zemër shqiptari dridhërisht pushton.

Në mes vetullash me atë plis kombëtar

Shtatë male radhazi zëri depërton

Në krye t’oxhakut ai plis i bardhë

Krenar këmbëkryq rrinë dhe kuvendon.

Siç e gdhendë poeti fjalën e tij

Urtësisht dhe ti e gdhende ashtu

E qëndise aq bukur me dituri

Mendje dhe dritë për pasardhësit tu.

Si qyp floriri me shkronja të arta

Kurrë se kishte shkelur atë fjalë burri

Kush tjetër mund të jetë ky trim atdhetar

Përpos Ramadan Hasan Berisha dhe kulla e tij prej guri.

/www.qendrapress.com/