Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO

Dhe në fillim e di- Paqja është tek ti
—————————————–
Ne ishim zjarr që s’di të ketë fund,
si det i tërbuar që përplas çdo mund.
Një fjalë e jotja – më kthente në stuhi,
një shikim i imi – të çonte tek unë përsëri.
Ishim dy shkëmbinj që përplasen fort,
deri sa thyejnë gjithçka rrotull botës sot.
Por sa herë thyheshim, s’ndaheshim dot,
se copat tona s’rrihnin pa njëri-tjetrin sot.
Ti ishe flakë që më hynte në gjak,
unë isha erë që s’të linte rehat.
Afroheshim si faj që s’do të falet,
dhe prapë ktheheshim aty ku zemra ndalet.
S’ishte dashuri e qetë, s’ishte e butë,
ishte luftë e ëmbël që s’na la rrugë.
Edhe kur ikje, më lije gjysmë gjallë,
si plagë që s’pushon… por prapë të thërret ngadalë.
Dhe në fund e di — s’ka paqe për ne,
se ne jemi zjarr që s’bëhet “nuk e njeh”
QendraPress/