Minatorët e Trepçës demantojnë Qeverinë: Paga mesatare në Trepçë është 700-750, jo 1250 euro

Minatorët e Trepçës kanë thënë se Ministria e Ekonomisë shpërndau lajme të pavërteta kur tha se pagat në minierën e Trepçës ka vlerën prej 1254 Euro.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Qeveria po synon të krijojë njëfarë klime negative lidhur me grevën e punëtorëve, shkruan Reporteri.net.

Ata thonë se pagat sillen nga 700 deri 750 euro më së shumti, mirëpo se kjo nuk është aryseja e grevës.

 “Ju njoftoj se paga mesatare ne minieren e Trepces se Kosoves eshte 700-750 euro. Dhe se informacioni i shperndare nga ministria eshte i paqendrueshem dhe jo i vertete. Njekohesisht ju njoftojme se qellimi i kesaj greve nuk eshte kerkesa jone per ngritjen e pagave”, thuhet në reagim.

“Kerkesat tona te parashtruara ne menyre publike tanime e disa muaj jane te qarta dhe konkrete. Permiresimi i kushteve te punes, Sigurimi shendetesor, pagesa e pagave aktuale me kohe dhe shkarkimi i nje menaxhmenti i cili cdo dite e me shume eshte duke e shkaterruar minieren e trepces. Keto kane qene dhe mbeten kerkesat tona dhe se minatoret nuk do te dorezohen deri ne realizimin e kerkesave te tyre”. /Reporteri.net/.