Çaste poetike me poeten:-Esmeralda BREGAJ

Lot unë lot ti

———————————

Dy pika loti u përballën,

Lot UNE , lot TI..

Në pazar s’na blen njeri,

ikim vijmë pa biletë kthimi

Te lirë si ajri në net dimri!

Unë jap buzëqeshje pa kredi,

Ti jep trishtim në Vit të Ri,

Unë e ti në qeveri ,

jemi mike bëjmë dhe krushqi.

pa në jetë

e në kësmet

ty dhe mua na ndan një det!

Det loti,det malli,

lot shpirti , lot xhani

dridhu si peshku pa jetë,

rob i një shpirti ne kurbet!

Loti ulet e pengohet,

tundet e lëndohet,

sa peshë ka trishtimi,

kur në shpirt të vret agimi.

Miqësi në erë shtrëngate,

paqe pa mëkate.

Lot UNE, lot TI..

Përjetësisht falim dashuri!

/www.qendrapress.com/