Me reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve, Albin Kurti po rrëshqet në tradhti! –Shkruan: Hisen BERISHA, deputetë i Kuvendit të Kosovës.

                            Asnjë nga deputet, që morëm pjesë në seancë nga opozita, nuk e kemi lexuar draft propozimin, ndërsa u mbajt seanca për raportim nga Kryeministri. Pra, kjo dëshmoi se seanca i shërbeu Albin Kryeministrit alias “Dawid Koperfildit “ që ta shpërndaj pelerinën e mashtrimit. Konfrontimi në terren te duke krijuar tensione permanente dhe largim nga marrëveshjet me pretekstin se, po e ruaj republikën nga shitja që ia bëri Isa Mustafa e Hashim Thaçi. Ironizomi se Serbia po ju lypë juve, që nënkupton e lyp Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjë që s’ka sens, se përndryshe ata s’do të ishin në Hagë, ku po akuzohen me dëshmi të inskenuara nga prokuroria serbe e ruse, shërbimi sekret serb edhe nga ministrat e qeverisë Kurti. Këto janë taktikat neokomuniste anti shtet me qëllim të ruajtjes së statusqos, e cila siç na kanë konfirmuar të gjithë miqtë, i konvenon vetëm Viçiqit e Putinit. Serbia shkoj në zgjedhje të parakohshme, sepse marrëveshjet dhe draft statuti i pesëshes që e keni pranuar, i ka përmbushë synimet e tyre për de funksionalizimin dhe zhbërjen në proces të shtetit të Kosovës. Unë pres që sapo atje të mbarojnë zgjedhjet, të shkoj edhe Kosova në zgjedhje dhe kështu të plotësohet mozaiku i përfitimit në kohë, edhe çështjet të mbesin këtu ku janë, në mënyrë që të përfitoj Putin nga statusquoja e dakorduar nga katërshja në tavolinën e bisedimeve, asnjeri nga të cilët, nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Duket se milionat e Martin Berishajt, aferave korruptime si në diplomaci, energji, rezerva shtetërore, i blenë këta si Vetëvendosje dhe Albinin, me qëllim që me vendime e marrëveshje të dëmshme, të ruani statusquonë në procesin politik me Serbinë. Pra, tri vjet qeverisje asnjë njohje për Kosovën; FSK e dëbuar nga Defender 23 dhe pa mbështetje; Asnjë marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar; Serbia lëvdohet e përkëdhelet, nuk dënohet madje as kur me grupe të armatosura ushtarake sulmon e vret oficerë policie të Republikës së Kosovës në detyrë; Kosova në sanksione, kriza ekonomike, inflacion, dhe largimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. Prandaj, në një mozaik të tillë ka qenë e pritur se, kjo seance ti shërbej Kurtit, për të thënë edhe një herë ”s’ka zajednicë sa të jam unë kryeministër, se për ju moti ish krijua”! Pra, këtu po legjitimohet falimentimi i Kosovës edhe po dëgjojmë lëvdim se ky patrioti e shpëtoj vendin nga shitja e paraardhësve “kriminel” të UÇK-së, të cilët tashmë i ka mbyllur thellë në burgjet e demokracisë perëndimore për gjoja krimet e tyre të kryera gjatë 1998/2000! Prandaj, siç po duket, Serbia të ka pritur Kurtin e sojin e tij, edhe e ka ndihmuar ardhjen e tyre në pushtet si pjesë të agjendës ruso – serbe anti shtet i Kosovës. Nga ajo çfarë lanë të kuptohet draft-statuti pritet të jet kombinim i modeleve jashtë kushtetuese si FES, kanë marrë elemente të Statutit të Beogradit dhe shkatërron karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Askund nuk flet për shtetin e Kosovës, operon në vakum juridik, si të mos kishte Kosovë fare. Nuk shtrohet çështja veç e kundër kushtetutshmërisë, por edhe e shkallës së distancës së kwtij drafti nga çdo gjë që lidhet me Kosovën. Pra, brenda një tetë vjeçari do ta kemi një territor të pavarur plotësisht nga Kosova. Sa do që ekspertët e huaj e kanë marrë parasysh rendin kushtetues të Kosovës, asnjë organ i Kosovës nuk ka kompetencat ndaj “zajednices”. Autonomia serbe, që po konsolidohet në territor, është e vetmja që nuk do të mund të shpërbëhet nga askush. Kosova dhe organet e saj nuk e kanë më asnjë ndikim. Gjykata Kushtetuese nëse gjendët ndonjë modalitet të dërgohet ky draft-statut, meqë është përjashtuar me aneksin e Ohrit, duke ja kaluar BE apo arbitrazhit, do ta jep dritën jeshile për implementim, sepse statuti operon jashtë marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 dhe krejt në kundërshtim me aktgjykimin e vitit 2015, për çka thjesht mund të shpërfillet nga Gjykata, duke thënë se i referohet një situate krejt tjetër, që ka krijuar Kurti me reformatimin e dialogut e marrëveshjeve. Ky Statut, ka statusin e një Kushtetute serbe. Për ketë, Kurti po thotë të vërtetën, sepse Ohri dhe draft-Statuti rregullojnë AUTONOMINË SUBSTANCIALE të serbëve të Kosovës, ku hyn edhe statusi i “zajednices” dhe statusi ekstra territorial i Kishës Ortodokse Serbe. Asgjë të pavërtetë ky nuk po thotë! Kisha Serbe do formalizohet, ashtu që puna e saj të jetë sipas ligjeve serbe. Këtë e konfirmoj edhe Kryeministri dhe ua ka garantuar me Planin Brukselit, Aneksin e Ohrit si dhe interpretimin modern evropian. Krejt tjerët para tij, kanë bërë marrëveshje dypalëshe Kosovë – Serbi, kurse Albini njëanshëm me ligj, do ia rregulloj statusin “zajdenicës” e kishës, dhe asnjë organ shtetëror përveç tij nuk ka marrë pjesë në te. Kur të zbardhet për publik drafti, do t’i shohim këto pa asnjë ekuivokë. Ku, ka marrë guximin Albini të kryej kaq shumë punë për akomodim të interesit nacional serb, është pyetja që duhet të shtrohet dhe që duhet të na shqetësoj!? Përmes këtij dialogimi “made in” Kurti & Co, çdo herë e më shumë jemi duke iu afruar Serbisë, jo e kundërta. Shqetësim bën fakti se ky ka kaluar nëpër shumë situata tashmë, nga të cilat mund të jet i shantazhuar! Ndaj dua t’ia adresoj pyetjen në vijim: Kryeministri ka qenë i burgosur i regjimit fashist të Milloshevicit për shkak të veprimtarisë së tij. Duke marrë parasysh se, në burg ka shkuar si pjesë e zyrës së UÇK-së, që ka funksionuar hapur në mes të Prishtinës, kur po zhvillohej lufta UÇK me Forcat e Serbis. Pa dyshim, se ka qenë shumë i torturuar në burgjet e Serbisë, siç ka dëshmuar vet e shumë të burgosur miq të tij. Këto tortura uroj të mos janë pjesë e shantazhimit që i bëhet, sepse nuk ka arsye të shantazhohet për ketë, sepse nuk është fajtor për çka të ka ndodhur. Apo mbase Kryeministri është i shantazhuar nga GEN! Sepse, doli hapur në mbrojtje të Ambasadorit Berisha, në aferën GEN. I bëj thirrje Kryeministrit, edhe nëse shantazhohet me ketë aferë, mos e prano, se po të amnistojmë. Veç mos i bë dëm vendit! Ia kujtoj kryeministrit, se si e akuzonte Presidentin Thaçi, se është duke u shantazhuar me specialen, dhe u pa se ai nuk ishte i shantazhur, prandaj është në burg. Kryeministri kur ishe në opozitë na binde se “zajednica” është shumë e keqe, sepse Kosova humbë 1/3 e territorit. Prandaj, pozita atëbotë, edhe pse PDK me partnerin e saj kishte 2/3 e votave në Kuvend dhe presionin nga partnerët (ju kujtoj sekretarin e shtetit z. Joh Kerry, në aeroportin e Prishtinës), megjithatë nuk e bënë “zajednicen”, sepse ti na binde. Prandaj kryeministër mos ia sjell ketë të keqe vendit. Rezisto, se po të mbështesim! Sille ligjin e marrëveshjes për normalizim, të vitit 2013, ta shfuqizojmë ligjin, në do ta votojmë. Kështu edhe e përmbushë synimin e akterëve në tavolinën e dialogut për një statusquo, që po ju duhet kaq shumë Kurtit e Vuçiqit, për Rusinë. Sipas draft-statutit të pesëshes për “Zajednicen/Bashkësinë” (që dallon nga asociacioni si OJQ, ngase “bashkësia” është organizim i ri administrativ-territorial i Kosovës) me “vete menaxhimin”, të cilin e drejta ndërkombëtare politikisht e interpreton si “dëshirë e një grupi etnik për autonomi ose pavarësi brenda një shteti të caktuar”. Por, Ju po e prezantoni se asociacioni qenka në harmoni me kushtetutën, atëherë pse nuk po kërkon falje ndaj popullit të Kosovës, që ja humbe këtij vendi 10 vjet zhvillim, 10 vjet mundësi për lëvizje të lirë, 10 vjet stopim nga mundësia për integrime Euro -Atlantike, etj. Të gjitha këto rrethana tensioni, që po i krijon e që po shpërfaqen me grevën e minatorëve, protestën e njësive elitare të Policisë që kanë paralajmëruar serish të futen në grevë, ligjin e buxhetit që me këtë shpërfaqje në propagandën pararendëse, duket si edhe një vit agjërimi buxhetor, e rritjen qesharake të pagave në të gjithë sektorët, heq pushtetin, pra 23 deri 25, përkatësisht 80 euro për pushtetarët, duhen parë edhe nëse mund ti shërbejnë krijimit të një “24 Shtatori” tjetër, për të krijuar pretekst për ta implementuar “zajednicën” (me vete menaxhim) me paketim të ri. Këta e hoqën njohjen dhe ndryshimin e kushtetutës për Serbin, si kushte në marrëveshjen finale dhe e pranuat “zajednicen” me vete menaxhim, që de fakto është autonomi territoriale e politike. Edhe në Bruksel ua krijuan nga një “çengel” përfaqësuesve shtetëror pjesë e skenarit, për Serbin (njohja) dhe një për Albinin (zajednica/bashkësia), që të dyja palët të kenë arsye për moszbatim. Veç bënë show televiziv, u takuat e nuk nënshkruan asgjë!? Përkundër faktit se janë dakorduar për të zbatuar detyrimet nga Plani Brukselit dhe Aneksi Ohrit, që të dyja në dëm të Kosovës. Pastaj, nxorët margaritarët e mashtrimit retorik, Jo, Kurti e shpëtoj Kosovën! Jo, Vuçiqi se njeh Kosovën! Këto janë taktikat tipike sllave, për konsum politik elektoral! Edhe spekulimi se u sigurua njohja “de fakto”, si kushtëzim siç u pretendua, në shkëmbim për modelin e bashkësisë/zajednices, po ua them se, nuk prodhon siguri afatgjate, ngase kjo varet nga vendimi i palës që e ka forcën që ta ndryshoj gjendjen faktike, pa bazë juridike. Faktikisht, njohja “de fakto” në mes Serbis e Kosovës, ekziston që nga Marrëveshja teknike -ushtarake e Kumanovës e përligjur në Kushtetutë, me Pakon Ahtisari, Deklaratën e Pavarësisë, Flamur e brezin e sigurisë, tokësor 5 km dhe ajror 25 km. Por, ajo çfarë mori obligim Serbia është pranimi i gjendjes “de fakto” në raport me Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare e BE, pasi të implementohet “zajednica” në versionin e vete menaxhimit, që ja sollën këta Kosovës. Kjo gjendje e njohje de fakto, faktikisht është humbja nga Kosovës të 1/3 së territorit. Shto kësaj edhe piken 7 të Planit dhe kushtëzimet e Aneksit dhe faktin se ky është një “zajednice” e hapur, për integrim të lokaliteteve tjera nëpër Kosovë, që do ta bëjnë regjionalizimin, de funksionalizimin kushtetues e institucional dhe humbjen e karakterit unitar të shtetit. E çdo marrëveshje që cenon integritetin territorial e sovranitetin politik, është tradhti. Pra, pa njohjen de jure dhe heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë, siç i parashihte Artikulli 35, kushte të cilat këta, ja hoqën Serbisë me Aneksin e Ohrit, nuk mund të ketë përmbyllje të konfliktit politik Kosovë – Serbi. Mjaft me mashtrime Albin Kurtit. Tani më je letër e lexuar bashkë me dëmin që po i bën vendit dhe interesave kombëtare. Kryesia e Kuvendit ta kthej qeverinë në përgjegjësinë e saj për krejt këto ngjarje të zeza që ua ka sjellë shtetasve të Republikës së Kosovës!/www.qendrapress.com/