Çaste poetike me poeten: Shkurtë Salihi KRASNIQI
Deri kur
—————–
Mbi hënën e rrethuar me yje
Do zbrazet e keqja si hije,
E do lënget e bërtet për dritën e vetë
Deri kur,
Kur zana të thërret thellë brenda në shpirt
Për të dhënë krahët e vet, e ti
vazhdon e bërtet, për prangat që t’i
kanë vënë mbi duar
Deri kur,
Dhe mëngjesi i ri me diell kur të agon
E nuk po të shëron
Se po, plaga u bë një shpellë në murë
Deri kur,
Eh kur rrufeja prapë të godet
E më nuk trembesh kurrë
Se po, u bëre imunë nga kjo rrëmujë
Deri kur,
Eh kur e vërteta të del,
Mbi gjykimin tënd të pa drejtë
Do mbetesh i ftohtë si një gurë!
Deri kur,
Eh po kjo qenka jeta
Ti prit e përpëlitu
Gjersa tjetrit i shtohet buzëqeshja në nur.
/www.qendrapress.com/