Çaste poetike me poeten:Era CENAJ

Ti heshte

—————————–

…Një jetë….

Ëndrra jote heshti

bashkë me premtimin

Në bebëza trishtimi

lot i kristaltë t’u ngri

Në dritaren e shpirtit

bilbili këngën ndali

Harroi të-tè falë buzëqeshjen

kokulur shtegtoi

Dashurisë ngadalë

rrënjët iu thanë

Në pritje zemra të plasi

E ti ku ta gjeje një rreze shprese?

E unë e di mirë forcë më s’pate!!

Heshti ai ..e ndienim të gjithë!

Thëngjilli i mbuluar

qe era e shpupuriste

Heshti bashkë

me agimet e bardha,

Gëzimet iu shteruan

thinjat iu shtuan

Heshti se kurrë

se shijoi pranverën

Heshti se zemra jote u bë farmak.

Për atë (tingull)

Që s’ia vlejti aspak….

/www.qendrapress.com/