E mërkura poetike me poeten;-Fiza HOXHA

BËHU

Bëhu uragan.
Mundësisht ,sa më qetë.
Kur është momenti.
Paloj të gjithë ata
që e kërkojnë!
Përmes punës dhe sjelljeve,
Tregoju, që të gjitha i ke merituar dhe i meriton!
Të gjitha i ke arritur me mund dhe sakrifica.
Duke ecur nëpër shpata me “katër” tehe.
Duke qendruar stoike, përballë çdo stuhie të “çmendurive” njerëzore.
Para çdo ndodhie të tillë. Zoti të jep forcë në maksimum.
Që të tregosh, se vërtetë kush je!
Në fund, mblidh forcat gjigante që t’i jep i Madhi Zot!
Përfshijë gjithë ata që e meritojnë, tregoju se: Unë jam e lindur për këtë punë, të tjerat shpejt bijnë në ujë!
Fiza
/www.qendrapress.com/