Granata në tregun e Prizrenit: 10 të lënduar, tre të dyshuar, një i arrestuar
10 persona kanë mbetur të lënduar pasi një granatë e dorës u hodh në tregun e kafshëve në Prizren mëngjesin e së mërkurës, ka konfirmuar Prokuroria Themelore.Nga të lënduarit, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pesë të tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin e Prizrenit. Pas trajtimeve në QKUK, tre nga të lënduarit janë liruar, ndërsa dy persona vazhdojnë ende të jenë në mjekim në gjendje stabile.Sipas Prokurorisë, tre të dyshuar janë identifikuar, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendjen në masën e ndalimit.Ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.