Drejtoria e Arsimit ne Prizren, një dite para fillimit te gjysmë-vjetorit te dyte shkollor takon drejtoret e shkollave te komunës se Prizrenit.

             Kryetari i komunës se Prizrenit Shaqir Totaj, bashkë me drejtoreshën e DKA Luljeta Veselaj Gutaj, dhe stafi i kësaj drejtorie takuan drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës se Prizrenit. Me këtë rast kryetari Totaj ,fillimisht duke përshëndetur të gjithë këta dhe tha se ju keni arritur rezultate tepër të mira. Ju që jeni udhëheqës të shkollave keni pasur një rol të rëndësishëm tha kryetari Totaj.  Pas kësaj, drejtoresha e DKA se Luljeta Veselaj Gutaj, tha se bashkëpunimi i përbashkët ka bërë që sot, të jemi ndër komunat e vlerësuara më së larti. Sot, me ju do të trajtojmë edhe për sigurinë në shkolla ku paraqiti 4 pikat e rendit të ditës. Sot, jemi në përfundim të pushimit të gjysmëvjetorit të parë dhe përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.

 Zyrtari i DKA se Reshit Kushaj ,gjatë raportit të tij në përfundim të gjysmëvjetorit të parë e kemi përfunduar mirë në përjashtim të ndonjë rasti. Drejtoresha Gutaj, lidhur me rastet Pisa tha se ju si drejtues shkollash merrni masa te veproni siç ka bere kolektivi i shkollës ‘’Emin Duraku’’.Pasi testi ka parim edhe mendimin kritik. Pastaj edhe vazhdoi lidhur me testet tjera që janë në kuadër te procesit arsimor. Lidhur me sigurimin e cilësisë.  Pastaj njoftoi drejtoresha lidhur me angazhimet që po bënë DKA për cilësi ne arsim. Isuf Kurtaj ,njoftoi për punën e koordinatorit te cilësisë. Duke njoftuar për punën e këtyre koordinatorëve. Ai tha se koordinatorët e cilësisë duhet te jenë mësuesit me të mirë në shkolla. Zyrtari Nexhat Maçkaj, dha njoftime lidhur mew olimpiadat që janë organizuar dhe ku nxënësit prizrenas kanë fituar vende të rëndësishme. Pastaj, ka folur edhe për gjetjet në fushat kurikulare që janë bërë. Udhëheqësit e shkollave me ketë rast diskutuan Si Luljeta Gavazaj,Mejdi Krasniqi u fokusuan edhe lidhur me punën e kuadrove mësimore.. Kurse, po sot, u diskutua edhe për sigurinë ne shkolla ku zyrtari i arsimit Reshit Kushaj, njoftoi per gjendjen në terren .Gjendja e sigurisë ne Prizren është e mirë tha ai. Së fundi u tha se janë kryer përgatitjet për një fillim te mbare të gjysmëvjetorit të dytë../www.QendraPress.com/