Ekskluzivisht për “QendraPress” shpaloset puna dhe aktiviteti i logjistikës së UÇK-së në Prizren.

Për liri dhe pavarësi pos fronteve të luftës ndihmuan edhe qindra e qindra prizrenas
 

              Këshilli Organizativ i Logjistikës së UÇK-së në qytetin e Prizrenit që ishte në përbërje nga ;Sadik Rexha,tani i ndjerë, Liman Asllani,Naim Besimi dhe Safet Dorambari, e ku në këtë organizim ishin të përfshirë  qindra të tjerë. Fillimisht në shënimin e 20 Vjetorit të punës së kësaj Logjistike u tha se .Në fund të mileniumit të dytë filluan lëvizjet e reja në Kosovë të cilët synuan tejkalimin e një politike paqësore. Këto lëvizje u përfaqësuan ku më herët e ku më vonë. Logjsitika e Landovicës i parapriu formave të organizuara të veprimit të një rezistence të luftës se UÇK-së në Kosovë. Por,forma e organizmit të logjistikës shumë shpejt u zhvillua edhe në qytetin e Prizrenit aktivitetet e së cilës u orientuan në Malisheve, Jeshkovë, Therandë, Breshanc e Kosterc. Evokimet e detajuara të  këtyre aktiviteteve në periudhën maj 1998  -1999 e bëri Liman Asllani .Ai me këtë rast tregoi se si filloi angazhimi dhe pastaj ka referuar për mijëra ndihma si në ilaçe,dhe mjete materiale e uniforma që është ndihmuar UÇK-ja.  Aktivitetet e Logjistikes se Qytetitt e Prizrenit. ”  Edhe para vitit 1998 ishim të kyçur në aktivitete legale e ilegale: Këshill  për Financa,SHB “Nëna Tereza”,Klube Sportive dhe Shoqëri  Kulturore.    Por, kishte kohë qe ndihej nevojë për njëlloj aktiviteti tjetër. Ideja ishte që organizimi ynë të kishte hierarkinë e vetë në mënyrë që mos të futej  trupi i huaj  e ta rrezikonim cilindo veprimtarë e njëherit edhe veten, si një grup i organizuar në përbërje: Sadik Rexha,Safet Dorambari,Naim Besimi dhe Liman Asllani në maj të  vitit 1998 u nisëm në zonat e UCK-së.  Në  Breshancë  e takuam Gafurr Elshanin që ishte kthyer nga Zvicrra dhe ishte vu në vijat e  para. Ai na tha se nuk është në Shtab të Përgjithshëm por nëse nuk arrijmë të bëjmë diçka në  Malishevë ta njoftojmë për këtë.  Në Malishevë na priste Habib Morina i cili na kishte caktuar një kontakt me Gani  Krasniqin .Edhe Ganiu na tha se nuk është në Shtabin e Përgjithshëm por, do   të mundohet të na ndihmojë . Ky autorizim arriti falë kontakteve të veprimtarit Qazim Thaçi që i kishte bërë me Bislim Zyrapin,Shef i Shtabit Operativ të UÇK-së.  Përmes strukturave te LDK-së  vepronim ani se elita politike ishte barikaduar në fotele.  Maj 1998  Gjatë majit me kërkesë të Habib Morinës disa herrë siguruam derivate për nevojat e UÇK-së.  Gani Krasniqi  kërkoi të siguronim maica, gjenerator, makinë për  qëndisjet e emblemave,aparat fotokopjimi,telefona dhe fax
 Qershor 1998, U siguruan maicat. U sigurua makina për qëndisje të emblemës së UÇK-së nga Jonuz Rada.  U sigurua softueri për shtypjet e emblemave ngaTurqia, e solli Enver Thaçi  Dizajnin e punoi Tahir Hoxha.  U aftësuan punëtorët :Nexhat Krasniqi dhe Feim Mazreku dhe u sigurua materiali për  punë.  U sigurua aparati i fotokopjes, gjeneratori, telefonat dhe faksi.
 Me 1.07.1998 -Dorzuam një aparat për fotokopjim për nevoja të UÇK-së 3.7.1998 – Dorëzuam 500 njësi për marrje dhe ruajtje të gjakut (transfuzion ) në kushtet e terenit. Duhet dërguar në zona të thella të luftës nga Prizreni. I pranoi Bajrush Hoti . Nga dërguesi, Agron Zeqiri, kërkohej që për këtë të  njoftohej Dr. Shpetim Robaj.5.7.1998 – U dorëzuan 800 maica me krahë të shkurtër për nevojat e ushtrisë në  Malishevë. Transportet në zonën e Pashtrikut i bënin vozitësit e NPTSH  “Getoarit”  Senad  Besimi dhe Selim Xheloci. Shpeshëherë ata përcilleshin edhe nga njëri prej  bashkëpronarëve,Enver Besimi.9.7.1998  .  Vizituam Gafurr Elshanin dhe Ilijaz Kadollin pasi na kishin ftuar dhe ata   kërkuan që të gjejmë dike që do të mund ti rregullonte dhe ti mirëmbante  telefonat satelitor.  10.7.1998 materiali për qëndisje të emblemës së UÇK-së si dhe makina për qëndisje u  dërguan në Malishevë nga Dashnor Pervanqe. 10.07.1998  Falë aktivitetit që zhvillohej tani më kishim edhe një Fond. Veprimtari Liman  Guric siguroi nga disa donatorë që i kishim pregaditë paraprakisht se duhen para   pasi pagat për arsim po ngecin . Mjetet u siguruan nga Bujar Spahiu,Rexhep Morina, Naim Besimi, Safet Dorambari. Me 23.7.1998 -Remzi Ademi kur u takua me Enver Besimin kërkoi qëunë të shkojë në Jeshkovë.
  Me 23.07.1998. Zeqir Xhabali kishte dhuruar 10000 marka. Shkova në Jeshkovë. Biseduam për situatën në përgjithësi .E njoftova se  kemi bashkëpunim me Malishevë dhe Suharekë s idhe me logjistikën e  Landovices. I premtova se bashkëpunimi nuk do të mungojë edhe me  Jeshkoven .Me porositi që Agron Shporta urgjentisht të shkonte ai me  “portokalltë” 25.7.1998 -Për nevoja të disa të burgosurve nga Rahoveci (pas ofanzivës së Rahovecit)   siguruam 30 peshqir, 30 sapaun, 30 brusha dhe pasta pë rdhëmbë, U  dorëzuan përmes Ethem Rugovës, avokat. 25.7.1998 – Në Jeshkovë dorëzuam 20 pako barna të ndryshme (për temperaturë,    barkqitje,..etj.) Barnat në shumicën e rasteve siguroheshin nga Zijadin Gashi dhe Adnan Daullxhiu. 28.7.1998 – Në Jeshkovë tek Komandant Petriti i dorëzuam 199 maica me krahë të shkurtër. 29.7.1998- Ismet Hoxha nga Suhareka na dhuroi 800 palë pantollona .Së bashku me Enver Gashin nga  Prishtina i tërhoqem në Prizren.  30.7.1998 – Ju dorëzuan Komandant Petriti- RemziAdemaj: 500  palë pantollana për ushtar, barna te ndryshme ,maica 200 copë dhe material për zyrë .E dërguam edhe vulën e rrumbullakët dhe katrore Vulat i kishte porosit Hetem Rogova, me fax ne Prishtinëte Adnan Rezniqi.Tërheqja u bë me kohë.  Hasan Shehu ishte permanent në ndërlidhje me Jeshkovën .Me 30.7.1998 -Nga Komandant Petriti- Remzi Ademaj, morrëm një shkresë  ,të portokoluar.-sekret ushtarak dhe me vulë të rrumbullakët (dokumente që tani ishin vendosur edhe në zarf).Ai kërkonte:   të punohen vulat për SHL të Drenicës dhe SHL të Malishevës,  të sigurohen kapela tipi 2 me numra 56 e 57. Njëherit pranuam autorizim e shumë pritur për  veprim të portokoluar, të  vulosur dhe të nënshkruar nga Komandant Petriti. Korrik 1998 – Nuk e dim  datën e saktë, por me kërkesë të Sejdi Bajramit që   kishte siguruar një kamion me ushqim angazhuam Murat Kastratin me kamionin e tij  që këto ushqime ti dërgojë në Pagarushë 1.08.1998- Dërguam 36 lloje të barnave që ishin porosit paraprakisht dhe u  pranuan nga mjeku udhëheqës e spitalit.3.8.1998 – Dërguam 5 kuti nga 10 copë, pra 50 Longocef (serum).4.8.1998   Dërguam edhe 7 lloje të barnave me qëllim të kompletimit të porosisë para mjeku udhëheqës i spitalit.7.08.1998  Siguruam materail për 6 shtretër me mundësi të ngritjes e uljesë për nevoja të  pacientëve (kërkesë e mjekut). Punën e bëri një mjeshtri i shkëlqyer, Agim Hoti
Ndihej nevojë  për paisje medicinale veçmas për sallë të operacionit për çka  Tyrhan Gjergjizi ofroi mjafte stabilimente që ja kishte dërguar vellau nga  Belgjika.9.8.1998 – Përmes personit për ndërlidhje, Hasan Shehu, dërguam deri te Dr.Sherif  Krasniqi edhe 9 lloje të barnave.  Po këtë ditë morra nga Komandant Petriti-   Remzi Ademaj,kërkesë ku ishin specifikuar kryesisht disa artikuj ushqimor.   Një kamion me miell e dërgoi Shaban Morina pronari i ndermarrjes”Cini Commerc”. 12.8.1998 – Më 13.8.1998   morrëm nga Komandant  Petriti-Remzi Ademaj, një kërkesë për mjete financiare për    të blerë armatim. Data ishte 12 gusht, kurse  protokoli ishte me datën 13 gusht.    lidhja Nazmi Abazi. 14.8.1998 – Dërguam 5 copë Viper Venom Antitoxin të cilat i kishte siguruar Hasan  Hoti.   Hasan Shehu kishte për detyrë ta takonte Komandant Petritin dhe ta pyes sa para i duhen .por Komandant Petriti nuk ishte në Jeshkove   15.8.1998 – Murat Kastratin ishte nisur ti dërgonte shtretërit për spital në  Jeshkovë. Por, ai u kthy dhe tha se ishte rruga e bllokuar për Nashec. Nga Qazim  Thaçi u njoftuam se Komandant Petriti-Remzi Ademaj, ishte vra në prit.  25.08.1998,përmes Jakup Gashit, respektivisht, vëllaut tij Haxhiut janë dorëzue 23.000 DM, nga Avni Hajdari te Skender Hoxha (komandant). Nga këto  22.500 DM ishin të afaristëve të Prizrenit dhe 500 DM janë mjete të Jakup Gashit.  Nga logjistika e Landovices na njoftuan se Komandant Ekrem Rexha kishte kërkua në telefonin satelitor që të gjindej një mënyre për ta tërhequr Nenën e tij nga Prizreni. Shtator 1998 në ofenzivën e Jeshkovës nga goditja e granates u lëndua Dr.Sherif  Krasniqi.Ai u strehua në qytet ku iu bashkangjit dhe bashkëshortja dhe mbijetoi . Sakrificë individuale dhe familjare në këtë rast bënë Sehare Brika, Salim Xhejlani, Prof.Dr.Orhan Kubati, Dr Halim Prekadini Familja e Baki Kastratit kishte strehuar një të plagosur nga komuna e    Shtimes.Për vizitë ishin Dr.Gem Shukriu dhe Dr.Selman Muqaj. Gjendja ishte e  rënduar dhe arritëm që përmes Kryqit te Kuq të sigurojmë vendosjen e tij në  Spital.Në ndërkohë u sigura që pranimin e të plagosurit ta bënte Dr.Elvane  Maloku. Të plagosurin, Naimin, Hakiun dhe një ushtar tjetër, doktoresha i pranoi  në shtëpi dhe i strehoi deri në mëngjes. Dy të tjerë mbetën ne vendstrehimin  tjetër.   Përmes Eminit,  Hamëz Asllani dërgoi 1500 marka mjete të vetat dhe 500 marka që   i dhuroi Mustafë Çoçaj me destinacion në këtë Njesit të UÇK-së .  Janar 1999  për nevoja të Brigadës 125 duhej qepur rroba.Problemi qëndronte te  modelet ushtarake. Për këtë Isuf Elshani siguroi rrobaqepesin Bari Kovaçin i cili punoi disa shabllone dhe aftësoi disa femra në shtëpin e Hasan Morinës në Medvec për punë.Pasi makinat shtëpiake ishin të dobëta ai dhuroi një makinë   profesionale që mundësoi punë të panderprerë ku vetëm rrobaqepëset ndrroheshin. Rrobaqepëeset e angazhuara janë:  Xhulfurije Kastrati,Nashide Morina,Mihrije Perzhaku,Bukurije Bytyqi,Elmaze  Morina.
  Shkurt-mars 1999 – furnizuam dhe punuam në kërkesë të Komandant Ekrem Rexha, emblema të UÇK-së në skaj,me teknikë sito-shtyp,50.660 copë. Puna u bë në garazh me mure të dyfishta të Safet Dorambarit dhe familjarëve te tij: Besa dhe Eshref Dorambari. Ekipi përbëhej nga: Ergin Zurnaxhiu, Mensur Bozo dhe Artan  Shola. U punua 10 ditë rreshtë nga 20 orë pa ndërpre. Logjistika e Landovicës i  dërgoi në destinacion në Kosterc. Shkurt-Mras 1999 furnizimi dhe liferimi i materialit ndërtimor për Akademisë Ushtarake me kërkesë  të Bislim Zyrapit, Shef Shtabit dhe Drejtorit te Akademises Ekrem RExha. Dërgesa u bë në Studençan te Afrim Zyrapi.  Furnizimi me material dhe punimi shtretërve për nevoja të Akademisë Ushtarake.  Puna kryhej nga mjeshtrit-axhustator në Medvec me shabllona te cilat ishin pregaditur nga Agim Hoti. Udhëheqej nga Hasan Morina dhe Korab Morina.Mjetet u  siguruan nga KS :Drini”.   Grumbullimi  mjeteve financiare shkurt-mars 1999:  Në marrëveshje me Shefin e SHP të UÇK-ës, Bislim Zyrapi dhe me Komandantin e ZOP-    it, Ekrem Rexha, hartuam dhe realizuam programin për grumbullimin e mjeteve   financiare për ZOP-ë. Vendimet u shtypen ne Shtypshkronjen  “Grafix Impex”  nga  Mehmet Thaçi ,Xhevit Berisha,Sherif Bilibani dhe Agim Bajraktari . Vendimet
sipër kishin të shënuar protokollin dhe obligimin, me poshtë përbormen, vendin  për vulë dhe nën deshmin për pagese.  Komisioni për përcaktimin e obligimeve kishte këtë përbërje: Sadik Rexhaj, kryetar, Naim Besimi anëtar dhe unë, Liman Asllani.. Përmes Nnjësitit të Logjistikës  së Landovicës i  dërgoja për nënshkrim dhe vulosje na ZOP-ë. Ashtu si ktheheshin vendimet ja
jepja inkasantëve per veprim-inkasim. Inkasant u emëruan nga SHP i UÇK: Faik  Berisha dhe Heshim Gashi ( dëshmor).Ne përcjellje të vazhdueshme të këtyre inkasantëve ishte Bajram Thaçi. Puna në teren u realizua në shkurt dhe mars , deri në fillim të intervenimit të NATO-së. Kjo na mundësoi që ti përmbushim të  gjitha aktivitet që u parashtruan para nesh si Njësit i Logjistikës së  Prizrenit, respektivisht ZOP-it. “tha  ekskluziviste dhe për herë të  parë . Pra pos  fronteve të luftës  kishte dhe  organizim të shumtë të Prizrenit                                                                                                                                                                                                 Pas kësaj Komandat Nehat Basha,Lulzim Kabashi dhe Osman Çerreti ndanë  30 mirënjjohej që kishin ndihmuar  ligjistikën  përmes  Logjistikës së Prizrenit.Derisa Hajrie Rexha,bashkëshortja e  Komandant Drinit, Naim Besimi dhe Safet Dorambari ndanë një numër të falënderimesh për kontribuuesit e luftës dhe për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Gani Krasniqi në emër të dekoruarve e tha se “kur kam pa se ju jeni në këtë ndihmë dhe jeni kyçur në luftë atëherë e kanë shikuar lirinë e Kosovës. Sepse e kam ditur se ju ishit bindja ime e sigurt për liri dhe doktor Sherif Krasniqi për “Kosova sot” evokoi një pjesë të kujtimeve të tija për luften dhe logjistikën e këtij qyteti, Në një pjesë të sallës në  SHKA”Agimi” sot ishin vendosur dokumentet nga koha e aktiviteteve 98 -99  në zona të ndryshme të Pashtrikut si dhe disa dëshmi të modeleve dhe shablloneve të rrobave ushtarake të shtretërve për Akademinë ushtarake.
                                        Q.THAÇI