DASHNITË NUK NGJAJNË

——————————————

Dashnitë mbijnë,

gufojnë,

vyshken,

shuhen,

ngjallen,

përbuzen,

përudhen…

Dashnitë nuk ngjajnë,

janë unike,

t’papërsëritshme,

t’pamatuna,

t’pamundshme,

t’papërballueme,

t’mallkueme,

t’pakuptueme.

Dashnitë nuk shterrin,

frymojnë,

jetojnë,

rrjedhin.

Dashnitë mëdyshin,

naltojnë.

Mbajnë inat,

trishtohen,

falin,

lypin,

japin,

marrin.

Dashnitë trembin,

trimnojnë,

nëpërkambin,

firojnë,

ikin,

kthehen.

Janë eliptike,

janë liri,

janë robni.

Dashnitë guxojnë,

janë t’pafundme,

t’pakryeme.

Zhvishen.

T’zhveshin.

Ndërrohen,

ngatërrohen,

humbin,

fitojnë,

fitohen.

/www.QendraPress.com/