SOT PUTHA ARMIKUN TIM

————————————–

Sot, putha armikun tim

lehtë, butë, qetë,…

Mua më dhembi në shpirt shije e tij

atij i dogj në buzë e imja,

pastaj çdo gjë e hekurt shkriu mes nesh.

Besomëni, sot unë putha armikun tim

m’u duk se preka me dorë Hyun,

nuk e bënte tjetër loti syrin e tij

por lumturia ime e pushtuar

se ktheva në vete Njeriun.

Po, sot putha armikun tim

në paqe natën do e flejë unë,

ai vetveten duke luftuar.

Nesër fitues, e di nga sytë e tij

do zgjohet i dashuruar.

/www.QendraPress.com/