Me Poeten:Migena ARLLATI
IKIN…!
———————–
Si na ikin njerëzit!
Largohen miqtë ngadalë
ashtu në rradhën e parradhë…
Shtrëngojmë duart e takojmë sytë
për aq sa i kemi pranë,
ulur në sofrën e zemrës
pak dashuri, sa pak shpërndajmë!
Dhe ikin miqtë në rradhën e parradhë,
të vetëm shtegtojnë
në vjeshtën e bardhë
Ne, mbesim këtu,
me një grusht kujtime,
me një barrë mërzie…
E di se një ditë do të jetë rradha ime!
/www.QendraPress.com/