Çaste poetike me poeten:Besa Januzi REXHEPI

TË DASHURUAR

————————–

Në kopshtin tim të dashurisë,

Lulet kanë lulëzuar përherë,

Lulet hapin gongjet, për çdo ditë,

në çdo kohë e në çdo stinë.

Dashuria ka pushtuar zemrat tona, ka lëshuar rrënjë të thella,

Është shumë e fort që kurrë nuk vdes,

Zemra ime nuk din urren.

Ti je rrezja diellit që shkëlqen ,

brenda meje në çdo stinë,

Ti zemër ujit lulet e kopshtit tim

me tënden dashuri.

Ti më fale vetëm dashuri,

më bëre shumë të lumtur,

Thellë në zemrën time ke zënë vend

Dashuria ka lëshuar rrënjë.

Nganjëherë ndihem e lënduar,

zemra qan syri loton,

Vetëm dashuria shëron plagë,

Vërtetë prapë filloj të jetoj.

Qysh atëherë që besën dhashë,

Zemra ime jeton në kopshtin tënd,

Lapsat mbarojnë duke shkruar,

Dashuria jonë asnjëherë s’mbaron!!!

&    &    &   &

NËNA E VETMUAR

—————————

S’kalon dita, S’kalon nata

S’kam menduar se do mbesi vet,

Shumë e madhe u bë shtëpia,

Më ikën fëmijët në gurbet.

Herë në derë, herë në dritare,

Nganjëherë oborri nuk më nxe,

Eja bijë ulu këtu me mua,

S’kam me kend ta qaj hallin.

Shumë vështirë e kam moj bijë,

edhe lotët mu kanë shterrur,

Shumë e zbrazët është shtëpia,

Do të ikë e tërë rinia.

Kam shumë halle e mërzi,

Si ta kaloj vet këtë pleqëri,

Nganjëherë harroj vetveten

Veç rinia të rri në vend të vetin.

U bë modë me ikë nga shtëpia

Pleqtë e ngratë mbesin te shtëpia,

Në këtë moshë të pleqërisë,

Rritën nipat pa i pa me sy.

Shpesh po flas më zogjtë e malit,

Mos mi keni pa bijët e mij,

A kanë ndërmend me ardh naj ditë,

Se nënë lokja është tu ju pritë.

S’po qaj nëna nga mërzia

por nga malli e dashuria,

Kthehuni o bijtë e mij,

Edhe njëherë dua t’ju shoh.

Zemra nënës nuk rreh njësoj

lotët nënës ju kanë tha,

Malli për ju më mbyti,

Ndoshta do më gjeni gjallë.

/www.QendraPress.com/