Gastronomët: Po ikin kamarierët nga Kosova, Qeveria t’i subvencionoj biznesetë

                  Viti 2024, nisi për qytetarët kosovar me lëvizjen e lirë pa viza në vendet e Bashkimi Evropian.Numri i madh i udhëtarëve që është shënuar gjatë janarit i ka frikësuar bizneset kosovare.Fluksi i madh i qytetarëve për në perëndim, pritet të sjellë edhe ikje të fuqisë punëtore. Kështu po thotë për Front Online, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve.

“Mungesa e punëtorëve po vërehet në sektorin e gastronomisë dhe atë të ndërtimit në këto dyja ka më së shumti lëvizje të punëtorëve sepse të gjithë e kanë pritë këtë derë të hapët dhe me i vizituar vendet e huaja dhe me i shqyrtuar mundësitë e punësimit. Është krijuar edhe lehtësimi i procedurave të punësimit në zonën Schengen”, tha Vranica.

Vranica thotë se punëtorët ka mundësi mos të kthehen më pas pushimit pa pagesë.

“Punëtorët po marrin edhe pushime pa pagesë dhe vjetore diku prej 10 deri 20 mijë sillet numri i lëvizjeve të punëtorëve jo vetëm në sektorin e gastronomisë por nga të gjitha sektorët janë duke i shqyrtuar mundësitë ata pushim marrin por mundën edhe mos me u kthyer më në situatën që jemi”, u shpreh Vranica.

Vranica: 350 euro paga mesatare në gastronomi – jo e mjaftueshme krahas inflacionit

Paga mesatare në gastronomi është 350 euro, por aspak e mjaftueshme krahas inflacionit.

Kështu deklaroi Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve.

Ai ka kërkuar që Qeveria t’i subvencionoj bizneset.