Ky përvjetor i pavarësisë së vendit tonë po shfaq dështimin e politikës së jashtme diplomacisë dhe diplomatëve që na përfaqësojnë. Shkruan: Hisen BERISHA Deputet i Parlamentit të Kosovës.
Një vend që tregon dështimin e kësaj politike është Republika e Maqedonisë Veriore. Me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, liderët shtetërorë atje kanë bërë bojkot, ndërsa korpusi diplomatik i akredituar në Shkup është i kufizuar. Nga raportimet e mediave dhe faqja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës, shihet vetëm një zëvëndësministër dhe ambasadori i Shqipërisë. Nuk ka asnjë lider shtetëror, përveç opozitës, nuk ka ambasadorë të SHBA dhe BE! Këto janë konsekuencat e veprimeve të pamatura në diplomaci, si dhe aferave korruptive, siç është ajo me energjinë, etj. Por, më e rëndë në raport me RMV, është rrena paranojake e neokomunistit grindavec politik, që tenton të bëhet diktator i madh, kimjungian. Ky është efekti i akuzave paranojake ndaj një shteti fqinjë që, përkundër vizitës klandestine, organizon pritje dhe masa sigurie protokolare. Kumjungu jugonostalgjik kosovar e akuzon për tentim atentati njëherë “ekstremizmin serbo-maqedonas”, e më pas spektrin politik atje dhe “përplasjet brendashqiptare” si burim i tentativës për atentat. Në fund, janë veç shteti i Kosovës dhe populli që pësojnë nga një sjellje e tillë shtetërore./www.QendraPress.com/