E mërkura poetike me poeten;Rakela ZOGA

Treni tragjik!(Giati)?

———————————-

Iket ne tjetër planet ,larg botes qe lëngon.

Morët me vete ëndrrat ,dashuritë i late ne vagon.

Trupa te djegur ,koska ,eshtra përreth.

Xhamat kërcasin ne hapa te zhuritur ,pa jete.

Britma ne Tempuj ,bileta te prera për tjetër planet.

Pushtetarë te etur për karrige ,ende ne pushtet.

Malet veshur ne gri,natyra qan me shiun rrebesh.

Njerëzit zemër plage,nena me jete e pa jete.

Zgjohen mesazhet ,prej celulareve, nisen për rruge.

Zëri yt o bir “Vonohu baba se treni ka pengese.

Nene fli mos me prit kthehem vone.

E dashur motër ,jemi ne Larisa ,diçka ndodh.

Një çast dëgjohet zhurme,vdes treni ,ti dhe unë.

Valixhe pa trupa me duar qe ngrinë,

Flaket qeshin me Shqiptare,Greke,Qipriote.

Te bardhe e ngjyre çokollate ,qe nenat si preken dot

Krahët e tyre bosh lyer me lot.

Me fytyre mbuluar me breshër baballarët rënkojnë.

Motrat shkulin flokët i postojnë larg,

Ne planetin tjetër era ti mare.

Treni i tmerrit u shemb,tregon me gisht.

Pushtetar e ministra debile.

Qe japin dorëqjen,e roga ju qesh ne fytyre.

Studente me pamje vjeshte, ne stacionin e përjetë.

/www.QendraPress.com/