E mërkura poetike me poetin;Syhejl HAVOLLI
TË KËRKOJ PËRSËRI
———————————–
Nuk i ngjan me asgjë
Me mendime të thella
Dashuri e imagjinuar e syrit
Jeta është e zbrazët
Ngushëllim tjetër është i tepërt
Buzë e skalitur në mur
Më jep fuqi të dashuroj
Bota po përtërihet
Mall i shkuar
Plagë e hapur
Me asgjë nuk i ngjan
Është e imja dashuri
Ylber i papërshkruar
Të kërkoj
Aty ku të kam takuar.
29 shkurt 2024
/www.QendraPress.com/