Ndryshimi i kursit properëndimor vetvetiu të afron me kursin e gjeostrategjik të lindjes, prandaj duhet të veprojmë…..-Shkruan; Zafir BERISHA ish deputet dhe nënshkrues i Pavarësisë.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ndër të tjera paska thënë; aktualisht ne kemi një problem në komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe dhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut!!!
Lëvizja kombëtare e shqiptarëve në ish Jugosllavi që nga vitet /70 të shekullit të kaluar, asnjëherë nuk ka devijuar nga misioni i saj për me ra prej e veprimeve ideologjike, fundalizmit fetar apo veprimeve terroriste.
Falë vizionit të asaj gjenerate që udhëhoqën më shumë përgjegjësi grupet ilegale që përbënin lëvizjen tonë kombëtare për liri e që kulmoj me UÇK-së, jemi këtu ku jemi.
Pas luftës, me 2004 lindi një lëvizje anarkiste KAN-Vetëvendosje që udhëhiqet nga njeriu i cili jo që nuk i njohu të arriturat e lëvizjes tonë kombëtare por ai u rreshtua kundër tyre duke kundërshtuar rreshtimin e liderëve të lëvizjes kombëtare me botëm perëndimore në Rambuje (1999), rreshtim i cili solli lirin e Kosovës.
Lëvizja anarkiste KAN-LVV vazhdoj të veproj në kundërshtim me lëvizjen tonë kombëtare edhe 2008 kur u koordinuam me perëndimor (SHBA- BE) për të shpallur pavarësinë e Kosovës.
Kjo lëvizje anarkiste më në fund erdh në pushtet ashtu siç erdh, dhe po angazhohet të ndryshoj kursin e lëvizjes tonë kombëtare e cila u ndoq për më shumë se gjysmë shekulli!
Ndryshimi i kursit properëndimor vetvetiu të afron me kursin e gjeostrategjis së lindjes, prandaj duhet të veprojmë sa nuk është vonë jo vetëm për të ruajtur të tanishmen dhe ardhmen, por pë ta ruajtur traditën e lëvizjes kombëtare për liri e cila po rrezikohet nga lëvizjet anarkiste.
Zafa/www.QendraPress.com/