Në çerek shekullin e lirisë fal, angazhimit të Komunës së Prizrenit dhe veprimtarëve të Landovicës ngrihen varrezat e martirëve .
Në çerek shekullin e lirisë fal,angazhimit të Komunës së Prizrenit dhe veprimtarëve të Landovicës,veçanërisht Arben Gashit, i biri i Heroit të Kombit Ismet Gashi dhe disa veprimtarëve të tjerë ,si ;Selim Morina,Faik Berisha, Artan Gashi, Alban Thaçi ngrihen varrezat e Martirëve përball atyre të Dëshmorëve në Landovicë. Kjo meritë e luftës vije pak vonë pas një çerek shekulli.
Me 26 mars 1999, kur forcat barbare vranë 16 martirë në këtë fshat dhe jo vetëm në këtë fshat .Andaj testamenti i përkujtimit ka në vete amanetin e madh të martirëve. Dhe falënderimet shkojnë për Komunën e Prizrenit dhe stafin aktual.
‘Këtu pushon amaneti i martirëve që është bazamenti i lirisë Landovica, u bë pjesë e legjendës para lufte, me bashkimin e një ideali, atë të çlirimit, Banorët landovicas nuk hezituan të bëhet legjendë e logjistikës së UÇK-së për gjithë Kosovën,sepse lirinë e donin të gjithë pa dallim. Misteri mijëvjeçar i amanetit të lirisë u bë dritë-shprese edhe për 16 martirët e Landovicës. Amaneti i tyre, është udhërrëfyes i veprimit tonë, të së tashmes, drejt shtigjeve të përparimit të vendit dhe kombit tonë. Lavdia e përbotshme për martirët e UÇK-së dhe gjakun e tyre si gurthemel i kësaj lirie.
Lavdi.’’./www.QendraPress.com/