Berisha i PDK-së: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është shans i humbur
Hisen Berisha nga PDK-ja thotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është shans i humbur.
Berisha tha se nëse veç nuk jemi në agjendë për takimin e 16 majit, përfundimisht është humbur shpresa që ketë vit të anëtarësohemi në KiE.
“Po, kjo është shans i humbur. Edhe pse integrimi i plotë i Kosovës në mekanizmat evropian e botëror, është i penguar, deri sa Kosova është me Rezolutë 1244. Kryeministri si rregull ka pretenduar që në momentin qe ka pranuar draft starutin për Asociacionin, ta dërgoj në kushtetuese, koshient mbi rrezikun që sjellë për integritetin e sovranitetin politik të vendit. Kurse sa i përket anëtarësimit në KiE, nëse veç nuk jemi në agjendë për takimin e 16 majit, përfundimisht është humbur shpresa që ketë vit të anëtarësohemi në KiE”, tha Berisha.
Sipas tij, qeveria “Kurti” e ka ditur këtë fakt por është përdorur për të mbuluar dështimet tjera të tyre.
“Në fakt ketë e kanë pasur të ditur vetë qeveritarët por është përdorur për të mbuluar dështimet tjera, siç është kalim nën sovranitet politik të Serbisë, me mijëra hektar toka Kishës serbe në hierarki të Sinodit rus në Dedinje të Beogradit, përkundër kauzës elektorale “se edhe dëshmorët të çohen nga varret, nuk mund të japin toka…”! Dhe krejt ky dështim është pasojë e veprimeve të dëmshme karshi dialogut që ka zhvilluar kjo qeveri, pra pasojë e Marrëveshjes së Brukselit-Plani franko – gjerman dhe Aneksit të Ohrit, ku qeveria e ka futur vendin në marrëveshje dhe obligime kontraktuale ndërkombëtare. Obligime këto antikushtetuese që nuk mund të zbatohen, ngase s’do të mund ta kalonin as filtrin kushtetues dhe as Kuvendin. Kështu që moszbatimi, tani sjellë konsekuenca politike, ekonomike e të sigurisë për vendin”, tha Berisha, për Front Online.
Poashtu Berisha thekson se kushtëzimet ndërlidhen edhe me zhvillime tjeta politike, diplomatik e të sigurisë ndërkombëtare.
Dhe, sipas tij, mirë do të ishte që obligimet që ka marrë Kurti, të mos zbatoheshin, sepse po e zhbëjnë shtetin duke e henikepuar funksionalitetin institucional kushtetues.
“Përkundër pasojave e kushtëzimeve në përmbylljen e procesit të shtetësisë dhe dialogut me Serbinë, që i faturohet zvarritjes në kohë që shkaktoi në proces Kurti, sot kushtëzimet ndërlidhen edhe me zhvillime tjeta politike, diplomatik e të sigurisë ndërkombëtare. Pra, kjo është pasoja e reformatimit të dialogut e marrëveshjeve të arritur. Tani nga Marrëveshja e Brukselit “All in one”, me njohjen si kusht për Serbinë, që gjeneron nga Marrëveshja e Uashingtonit është pa njohjen dhe e kushtëzuar me “Zajednicë”. Nga prizmi personal politik, mirë kishte qenë që obligimet që ka marrë Kurti, të mos zbatoheshin, sepse po e zhbëjnë shtetin duke e henikepuar funksionaltetin institucional kushtetues dhe duke shkelur parimin e unitaritetit. Por, e keqja eshte se ato obligime po zbatohen në heshtje pa u vërejtë, ashtu siç ndodhi me token e manastirit të Deçanit, negocimin e dinarit si valuta e parë zyetare në vend, izolimin e sanksionet e BE, etj”, tha Berisha.