Çaste poetike me poeten;Lola MEÇAJ
Gjumë nën erën e bukës
———————————
E keni parë gjakun e të varfëritë ç’ngjyrë ka,
lotët e fëmijës së uritur,
po dhembjen e nënës braktisur?!
Fle pranë furrës Karabashi,
ushqehet me erën e bukës.
S’guxova dot gjumin t’i prish,
s’di ç’ëndrra të thella shihte,
sa herë kish gënjyer se kish ngrënë,
kafshatat t’ua linte fëmijëve.
S‘mësova çfarë ëndërronte kjo nënë
me shkelmin mbi kraharor,
tavolinat gosti që si kish njohur
apo… racionin e bukës së ngrohtë.
Shumë të varfër kapur me thonj,
apo shpirtra të bardhë të shtypur.
Ah…dhe ëndrrat i sheh me dhimbje.
Të vafërit shohin zotin në dritën e syrit,
të kamurit shohin yjet me teleskop
Lola.Meçaj
/www.QendraPress.com/