Çaste poetike me poeten;Nexhi BAUSHI

NE GJOKSIN TEND DO RRI MBESHTETUR

—————————————-

E di, minutat do numërosh

dhe kokën prapa do ta kthesh

mos u mërzit i dashur s’vonoj

më prit dhe pak,sa të stolisem.

E di, për mua askush nuk pyet

ku nxitoj e përse vrapoj

edhe pse flokët kurorë s’i kam mbledhur

e di, do më presësh, me ankthmall,

Me hap drenushe mbi bar do shkel,

këmbet e zbathura vesëloti do mi lag

përsëri vrapin s’do ta ndal

edhe nëse në tokë më bien perlat.

Mos vë re, i dashur,merak mos ki

nuk vonoj edhe pse qielli ka shi

me hap fluture mbi bar do shkel

Do vi e pa stolisur,ashtu do vi.

E di,si retë që pushtojnë qiellin

do të më presësh me krahët hapur

dhe si pulëbardhë e tulatur

mbi gjoks do të rri mbështetur.

Mes buzëve do më thuash i lumtur,

edhe kështu e dashur je më e bukur.

@nexhi.

/www.QendraPress.com/