Çaste poetike me poeten; Kumrie Avdyli SHALA

DUKAGJIN E SHKODËR

—————————

Prej Rozafës Shkodrës një za dëgjoj

Ku jeee patriote ai zë jehojë,

Brof, ktheva kokën,

pash një pëllumb shtegtar,

fluturoj në qellin mbi trojet e t ‘pareve tanë.

Mbi Liqe të Shkodrës ai fluturonte

Lumin e Shalës nga kullatë e shiqonte,

Me kërshëri e shiqoja se si i vëzhgonte,

sikur majat e shkrepave donte t’i bashkonte.

Ti Kalaja Shkodrës me rri si zonjë e rendë,

çdo gur i murosur,

histori te dhembshme në vete e mbanë.

Çdo cep i Kalas flet për trimëri,

bijtë e bija tona u flijuan për lirë,

që Atdheu i ynë mos te mbete n ‘robëri.

Vilajeti i Shkodrës, ishte me za,

Nuk lejojë t ‘sundohej nga turk e as shkja.

Rreth e përqark djemtë te Dukagjinit,

Bajraku i Shalës valon n’Kull t ‘Ngujimit.

Bashkë më Heronjtë e Vigut mbrojtët kufirin.

Ato rrugë gjarpërorë me shkrepa e lugina

me lisa te gjatë e me qetina,

Male te thepisura e me bimësi

Ti, Dukagjin i lash përlot me histori.

Pse keni meni për djemtë shaljan,

Bajraktar ishin edhe do janë,

Se, din te qeverisin gjithë atë anë

E fjalës leqe kurrë nuk i bajnë.

Djemtë e Dukagjini janë si luaj

Sa here i kërkon atdheu

ne mbrojtje te t’i janë,

disa me pushkë e disa me penë,

nuk lejojnë t’ua sundojnë Atdheun.

/www.QendraPress.com/