Këtë vit bëhen 132 vjet i Shkollës Shqipe të Vashave në Prizren
/foto e huazuar nga fb/
Në vitin 1892 në Prizren filloi nga puna shkolla e parë shqipe e vashave. Atë e drejtonin motrat e nderit, të cilat edhe zhvillonin mësimin dhe u mësonin vashave shkrim leximin. Hartimi i librave në gjuhën shqipe dhe hapja ë shkollave shqipe u bënë problem i ngutshëm. Kjo detyrë u bë edhe më primare në bazë të programit të “Lidhjes së Prizrenit”.Qëllimi kryesor Lidhja kishte hapjen e shkollave shqipe në të gjitha viset shqiptare. Pas një pune të mundimshme dhe të vazhdueshme të patriotëve kombëtar shqiptar, pikërisht me 7 mars të vitit 1887 në Korçë të Shqipërisë hapet shkolla e parë kombëtare laike shqiptare. Pas hapjes së shkollës shqipe të Korçës, fillojn të hapen edhe shkolla të tjera laike shqipe, në qytetet tjera të Shqipërisë. e më vonë edhe në Kosovë. Kontribut të veçantë në hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe, bashkë me atdhetarët dhe patriotët kombëtar shqiptar kanë edhe klerikët përparimtar shqiptar. Në Prizren klerikët përparimtar shqiptar në Ipeshkvin e Prizrenit, hapën shkollën për nxënësit shqiptar dhe shkolla shqipe e vashave luajti rolin e rëndësishëm në kohën e vetë .Kurse 132 vite kujton evokime të shkollës së parë shqipe të vashave e rikujton për ish drejtori i DKA- së Prizren Skender Susuri
“Përkujtimi i datave të rëndësishme të historisë, që shënojnë jubiletë kulturore dhe arsimore, janë nderim dhe respekt për të kaluarën tonë, për të gjithë ato gra dhe burra që punuan për përparimin, për emancipimin dhe për zhvillimin e gjithanshëm, që u shkrinë për lirinë dhe pavarësinë kombëtare.Arsimimi i popullit, dhe sidomos shkollimi i vashave që nisi simbolikisht këtu në Prizren përpara 132 vjetëve, krahas shkollës së parë kombëtare shqipe të Korçës të Pandeli Sotirit dhe shkollës së vashave të motrave Qiriazi, ishte hapi më domethënës dhe më kuptimplotë i rrugës së dijes, që na radhiti neve në familjen e popujve të qytetëruar, dhe që ishte norma konkrete në barazinë gjinore.Rilindja kombëtare, dhe lëvizja jonë kombëtare, ndodhën krah për krah, me arsimimin shqip të popullit, që duke vënë në spikamë vlerat kulturore, traditën dhe trashëgimin e pasur, ngjalli ndjenjën atdhetare dhe krenarinë kombëtare, duke brumosur idetë përparimtare të kohës.” shpegon Susuri. Shkolla e vashave në Prizren e hapur pranë Kishës Katolike edhe me programin laik të saj, ishte vullnet i patriotëve klerik dhe dëshirë e familjeve që t’i shkollojnë vajzat e tyre, për të nxënë dijen dhe për t’i shërbyer atdheut.Që atëherë dihet botërisht se shqiptarët që atëherë e dinin rolin e shkollimit të gruas.J am këtu në qytetin tim dhe në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet” pohon për gazetë ai / Q.THAÇI/www.QendraPress.com/