Maturës shtetërore në Prizren i nënshtrohen 1926 maturantë në 15 qendra të testimit
Sot në gjithë Kosovën testit të maturës i nënshtrohen 19 mijë e 200 maturantë .prej tyre do të i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet nga, suksesi i këtij testi fitohet drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë. Ku për fat të keq , 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me E-Kosova. Derisa në Prizren maturës shtetërore në Prizren i nënshtrohen 1926 maturantë prej këtyre 1690 maturantë shqiptarë. 128 maturantë të komunitetit boshnjakë dhe 108 nga komuniteti turk . të gjithë këtë i nënshtrohen këtij testi në 15 qendra të testimit. Sot drejtoresha e DKA -së,Luljeta Veselaj Gutaj, bashkë me koordinatorin e këtij testi Reshit Kushaj kanë bërë një vizitë në Gjimnazin’’ Gjon Buzuku’’ në Prizren. Ku me këtë rast për media drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj tha se në 15 qendrat e testimit në Prizren, ka filluar mbajtja e këtij tasti pa asnjë problem dhe ka filluar mbarë. Jam e bindur në suksesin e këtyre maturantëve, por shqetësuese mbetet , që për shkak të rrethanave teknike me aplikimin ‘’ E- Kosova’’ kanë mbetur disa nxënës pa të drejtën e hyrjes në këtë test, për ne edhe një nxënës është shumë andaj kemi këtë shqetësim . nga Komuna jonë janë 63 administrues, kurse ata të angazhuar nga niveli qendror ka studentë që pos emrin skano asgjë tjetër dhe kjo është pak si shqetësim tha ajo. Kurse drejtoresha e gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’Gylaj Shipkovica me këtë rast tha se ne gjimnaz janë dy qendra testimi më 32o maturantë dhe ne për këto teste kemi bërë përgatitje të duhura, po është për keqardhje që 5 nxënës të gjimnazit nuk e kanë fituar të drejtën ne testimit pa fajin tyre th ajo, kurse ajo pohoi se çdo gjë ka filluar ,barë dhe mirë besojnë se do të kryhet. Testi i maturës shtetërore është njëra nga sprovat më të rëndësishme për maturantë që pastaj ata të fillojnë karrierën e tyre shkollore për profesionet e së ardhmes./Rtv Besa/ transmeton/QendroPress.com/