Çaste poetike me poeten:Fikrije SALIHU
Nuk ka përsosmëri
——————————-
Njëmijë copë jam bërë
po asnjëherë nuk jam dorëzua
sa herë jam ndi e vrarë
t’miren nga vetja kam kërkua.
Njëmijë copë jam bërë
kur dikë e kam lëndu
sa herë kam kërkua përgjigje
sa fort jam pendu.
Njeriu është veç copa
me vese t’mira e t’këqija
në shpirtin e tij ekziston
si e keqja, ashtu dhe e mira.
Nuk ka përsosmëri
Nuk ka as jetë pa dhimbje
Nuk ka derë pa çelës
Nuk ka njeri pa gabime.
Jeta është vetëm sprovë
ku mësojmë për vetveten
po nuk ishim dje t’mirë me tjerët
sot t’bëhemi t’mirë për veten.
/www.QendraPress.com/