Kryetari Totaj, në raportin 6 mujor DKRS-në, e kualifikon si drejtorinë më efektive.

’ Katundi që shihet, nuk do kallauz’’,kështu thonin dikur  një thënie e vjetër, Prandaj, tani edhe për DKRS- në Prizren, të cilën  po e  udhëheq prof, Adem Morina, më  nuk duhet ‘’Kallauz’’ sepse  vërtetë  një  varg projektesh të realizuara e kanë bërë  si njërën nga drejtoritë më efektive. Të thuash këtë  konstatim e ka bërë vetë  kryeri Totaj, në raportin  janar-qershor, të këtij viti. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është drejtoria që i ka dhënë jetë aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive në qytetin e Prizrenit. Si është e mundur që drejtori Adem Morina,po arrin me një  volum kaq të madh të punëve, me shumë projekte në investime kapitale dhe shumë aktivitete kulturore. Duhet pranuar publikisht se  një dinamik të tillë për 25 vite nuk e kemi parë. Për këtë drejtori fjalë miradije tha edhe Kryetari Shaqir Totaj. Prizreni, si kryeqytet kulturor është me fat, që ka një drejtor kaq dinamik dhe menaxher të shkëlqyer e profesional. Janë shtuar  organizimet kulturore, janë shtuar, fushat sportive,janë shtuar  hapësirat sportive e kulturore, e gjithë kjo është  një  sukses ,që po  arrin  qeveria  Totaj  dhe  padyshim edhe drejtori Morina, kanë një emër  sukses./www.QendraPress.com/