PDK-ja në Prizren e para, kurse gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja nacionale.
Bedri Hamza,kandidatë për krye,ministër në zgjedhjet e ardhshme nga PDK-ja, viziton Prizrenin: PDK-ja ka qenë dhe do të jetë çdo herë gati për zgjedhje të reja
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar për vizitë në Prizren, ku u takua me të parin e kësaj komune që vjen nga partia e tij, Shaqir Totajn.Hamza tha se PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe sipas tij është çdo herë e gatshme për zgjedhje të reja. “Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”, shkroi Hamza. Më tej, ai tha se ndryshimin në Kosovë do ta bëjnë me çdo qytetar “që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu”.
”.Ai i bashkëshoqëruar nga Uran Ismaili, u pritën nga kryetari Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi, ku vizituan punimet që po bëhen tepër profesionalisht në ‘’Shadërvamn’’,nga njëra prej kompanive më serioze në vend’’G-Projekt’, duke e rikthyer këtë shesh si vendin më atraktiv jo vetëm në Prizren,por në gjithë republikën./www.QendraPress.com/