Çaste poetike me poetin;-Tahir MUSAJ

DUA DIELLI TË LINDË NË SYTË E TU
————————————————
Çdo gjë do bëjë që dielli të agojë në sytë e tu të bukur,
se ti je agimi që ma zgjon shpirtin çdo mëngjesë.
Në ty çelin lulet e shpresës sime,
Dhe zemra ime gjenë strehë nën dritën
e buzëqeshjes sate.
Sonte, në heshtjen e kësaj nate më prit e dashur,
se do të vij në ëndrrën tënde si një fllad pranvere.
Do të trokas lehtë në portën e zemrës sate,
aty ku malli im ka ndezur një kandil drite.
Ti erdhe papritur në botën time, pa zhurmë e pa bujë,
si një rreze dielli pas një dimri të gjatë.
Në mendimin tënd lexoj faqet e jetës sime,
dhe në çdo rreze dielli ruaj gjurmën e shpirtit tënd.
Tash ti je ëndrra ime që nuk njeh perëndim,
je ylli që më prin në udhët e natës.
Je drita që ma shkrin mjegullën e trishtimit,
je pranvera që lulëzon brenda zemrës sime.
Ti vjen çdo ditë si dritë mbi pragun tim, o muza ime,
si kënga e zogut kur zgjohet mëngjesi.
Çdo mendim për ty i thyen muret e errësirës,
dhe sytë e mi me ty shohin vetëm qiell e dritë.
Në çdo varg që shkruaj, kërkoj hijen tënde,
dashuria ime,
sepse pa ty zemra ime ishte një kopsht pa lule.
Zjarri i jetës sime nuk shuhet nga era e kohës,
sepse ti je fryma që më mban gjallë.
Do të të dua derisa malli ta kuptojë,
se nuk je më vetëm ëndërr,
por je realiteti që më erdhi si bekim.
Erdhe si një fllad i ëmbël në mes të stuhisë,
dhe në shpirtin tim le gjurmë që koha nuk i fshin.
Dua të të përqafoj fort, aty ku rreh zemra ime,
aty ku dashuria ime e ka ngritur folenë.
Sepse ti nuk je vetëm dritë në sytë e mi,
ti je dielli që më lind brenda shpirtit …!!!
/QendraPress/