Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Pranverat e zemrës u përlotën
————————————————
Pranverat e zemrës u përlotën
Zvarritur me njeriun si një hije,
Tek kjo botë e çmendur u varrosën,
Ndriçonin aty-këtu hapa shenjtërie.
Zemrat vajtuan për lulekëputurat,
Ato pa shkëlqim, pa ngjyra, pa aromë.
Xhelozuan edhe zambakët, trëndafilat,
Vesa e dhimbjes vaditi barin e njomë.
U fikën sa e sa dritare të shpirtit,
Ligësia si një erë, furtunë vërshoi.
Pranverat e zemrës që kurrë më nuk u çelën,
Si kujtim të bukur, qëndisur syrit, loti i vizatoi….
/QendraPress/