Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës në Prizren, Kolonel Faton Alija.
Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës në Prizren, Kolonel Faton Alija me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm mes Komunës së Prizrenit dhe Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Kolonel Alija njoftoi Kryetarin Totaj për zgjedhjen e zingjirit të ri komandues në disa stacione të Policisë së rajonit të Prizrenit me të cilët do të vazhdojë bashkëpunimi korrekt, gjithmonë në shërbim të qytetarëve