Pengimi i Zhvillimit të Sektorit të Energjisë në Kosovë nga OJQ-të dhe Qeveria Kurti: Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës.
Pasojat Ekonomike dhe Nevoja për Hetim Është qeveria Kurti e VV-së që me disa OJQ të sponsorizuara edhe nga Serbia e kanë penguar zhvillimin e sektorit të energjisë dhe ngritjen e kapaciteteve të reja. Ato OJQ sot i ka në qeveri e parti. Po ta kishim sot Termoelektranën e Re, Kosova në vitin 2022 dhe 2023 do të kishte mbi 1 miliard neto të hyra nga shitja e energjisë. Prandaj ftoj AKI të bëjë hetim se kush i financoi këto OJQ. Duhet të hetohen financat e VV-së, dhe duhet të hetohet roli i Vuk Hamoviç, një magnati serb të energjisë, në pengimin e projektit Kosova e Re. Njëkohësisht ftoj prokurorin që të ngrejë akuzë ndaj qeverisë Kurti, gjegjësisht ndaj kryeministrit Kurti, për keqpërdorim të pozitës me keqmenaxhim dhe humbje të parasë publike me rastin e dëmshpërblimit të Counter Global, nga vendimi i ndaljes së termoelektranës së re. Është e vërtetë se ekziston shqetësimi për rritjen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2) dhe gazeve të tjera serrë (GHG) në atmosferë dhe që ndikojnë në klimë, por sot kanë avancuar teknologjitë për reduktimin e emetimit të CO2 nga termocentralet me qymyr. Teknologjitë e reja, të bazuara në teknologjitë e avancuara të djegies dhe gazifikimit, janë ekonomike dhe shumë premtuese për arritjen e reduktimeve të CO2. Injektimi i gazrave është po ashtu një teknologji që sot është e përhapur, gjë që do ta zgjidhte edhe problemin e ndotjes. Prandaj, interesi ekonomik i Kosovës ka qenë ndërtimi i një termocentrali modern me bazë linjitin. Sepse e kemi një resurs të bollshëm të pakufizuar, i cili do të gjeneronte 4-5 mijë vende pune direkte në operim. Do të krijonte kuadro profesionale e menaxheriale që do e çonin shtetin e shoqërinë përpara edhe në fusha të tjera/www.QendraPress.com/