Çaste poetike me poetin;Selim TAHIRI

Si zogjtë në fole

—————————–

Po na vijnë mërgimtarët,

Sikur zogjtë në t’veten fole,

Lodhur nga rruga e gjatë,

Djegur nga malli për atdhe.

Atdheu i pret krahëhapur

Gëzohet zemra e s’mirës nënë,

Gëzohen dhe gurët e sokakut

Kur mërgimtari i shkel me këmbë.

Dhe dielli më shumë ndriçon,

Më e shndritshme bëhet drita e hënës,

Kur mbesa gjyshin përqafon,

E ëmbël i flet në gjuhën e nënës.

/www.QendraPress.com/