Çaste poetike me poetin;-Halit HALITI

BRENDA MEJE RREH SHPRESA
——————————————-
Kam njohur dhimbjen, vetminë
Kam ecur me hapa të lodhur
Me shpresën në shpinë
Duke kërkuar thellë dritën
Sikur një lule që can gurin
Për t’parë përsëri diellin
Edhe atëherë
Kur nata zbret e rëndë
Dhe rruga përpara mjegullohet.
Brenda meje kam shpresën
Ajo rrehë përherë
Si një këngë që s’ka fund
Si një agim
Që sjell mundësi
Për t’filluar një ditë të re.
Mbledh copëza ëndrrash
Që koha m’i shpërndau
Nëpër udhët e dynjasë
I lidh me një fije shprese
Për t’parë shokët e lagjes,mësuesen
Për t’parë gjurmët n’gurë
Sepse ëndërra asnjëherë
Nuk është e humbur
Për sa kohë shpresa jeton
E bashkë me të edhe jeta.
Nata e gjatë
Nuk më mposhti as sonte
Sepse në shpirtin tim
Ka dritë, ka shpresë.
Halit Haliti
/QendraPress/