Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
MOS EJA
—————————-
Mos eja,
Mes kungimeve të shpirtit,
Darkës së vonë
Të lutjeve,
Ti,
Shpirt i paepur dashnish,
Që butësisht
Më puth me fjalë
Mos eja,
T’më dhurosh trëndafil
Përkëdhelje gjinjsh,
Mendimeve pa fre
Ëndrrave,
E pastaj,
Me mjegullën të zhdukesh
Se po çmenden netët,
Nga zjarrmia
E një shpirti që po digjet
Mos eja,
Se mi ke lëkundë për besë
Brinjët
Udhëve të qumështit,
Qiejve,
Po rend si e marrë
Të freskojë ndjenjat
Mos eja më papritur,
Se janë harbuar yjet,
Duke zënë me dorë veshët
T’mos jenë dëshmitarë
Mos eja më,
Ti,
Ëndërr e pabesë
Se mi shkretove dhembjet.
/www.QendraPress.com/