Retorika patriotike dhe dështimet qeveritare në Kosovë, rreziku i paqes dhe lirisë–Shkruan;Hisen BERISHA, Deputet i PDK-sw në Parl.të Kosovës

                    Kështu është kur dezertorët si Sveçla e sabotorët si Kurti, duan ta shërojnë kompleksin e deficitit patriotik nga lufta për liri, duke rrezikuar paqen e lirinë, me krekosje për gatishmëri për luftë. Kurse si vijë të frontit kanë zgjedhur Liqenin e Ujmanit duke vënë në rrezik edhe jetët e militantëve të frustruar e “betejë” larjen në liqe, që shkaktoj “rritjen e nivelit të ujit dhe shijen”. Pra, përdorimi i retorikës patriotike po bëhet për të fshehur dështimet qeveritare dhe rreziqet që kjo sjell për paqen dhe lirinë në Kosovë. Dështimin në qeverisje dhe falimentimin ekonomik të vendit, leximin tashmë nga qytetarët të mashtrimit me kauza të rrejshme dhe premtime boshe, varfërimin social dhe demografik si me stimulimin fyes për lindjen e një fëmije, ndaj shtimit të një qengji, gici, viçi apo mbajtjes së një qeni, pastaj me ikjen e 210 mijë qytetarëve vetëm në katër vite qeverisje Kurti, apo gjithsej 550 mijë, që nga organizimi i eksodit nëpër Serbi, nga LVV atëherë opozitë, tani po përpiqen ta mbulojnë me “tinguj lufte”. Vetëm retorika e rrezikut nga luftërat, dhe varfërimi i popullit, ua mundësojnë ta mbajnë pushtetin regjimeve të tilla totalitare e neokomuniste. Por, “dielli nuk mbulohet me shoshë”, është një visare e kombit tonë, që do të thotë se një punë a dëm i madh që shihet e lexohet, nuk e mbulon dot asnjë retorikë boshe për gjoja stabilitet ekonomik dhe rritje, dhe as kthimi në retorikën e luftës. Në politikën e jashtme pikëpamjet janë të qarta. Është mëse i nevojshëm një investim me një vizion të qartë. Në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes është trumbetuar shumë për përgatitje dhe investimet në objektiva afatgjatë. Kjo është gjëja që bëhet konvencionalisht me buxhetin, por partneritetet strategjike janë një tjetër faktor me peshë në sigurinë nacionale. Në këtë aspekt kjo qeveri është e izoluar për këto vite, nga çfarëdo integrimi apo njohje, përkundër dëmeve që i ka bërë sovranitetit politik e territorial, me zbatimin e vendimeve të regjimit të Millosheviçit. Sa i përket rritjes ekonomike, janë mekanizma ndërkombëtarë si BB, të cilët vlerësuan se jemi nën parashikimin e tyre në parametra reale, për rritje ekonomike prej 3%. As retorika e sigurimit të “bukës së motmotit”, sot kur edhe ato kapacitete tokësore që dikur kanë siguruar 40% të bukës në Kosovë janë përgjysmuar duke ua ndërruar destinimin, nuk janë të vërteta sado që kishte rendiment të lartë të grurit këtë vit. Kur diskutohet në publik, çështja e bukës së gojës dhe të siguruarit e saj, për një popull është tregues i varfërisë së skajshme. Kjo gropë e varfërisë mbetet e thellë edhe për shkak të vjedhjes së pa rikuperuar në “rezervat e shtetit”. Prandaj, një vend, pu/shtet a popull, që debaton për “bukën e motmotit”, nuk ka mundësi të diskutojë për “luftëra” që sot i fiton teknologjia, e cila sot e prodhon edhe bukën pa mbjellë grurë dhe mishin pa mbajtur kafshë. As retorika boshe e irealiste për pagën mesatare në Kosovë prej 780 eurosh, siç deklarojnë sociopatët e kësaj qeverie. Në këtë mashtrim e demanton fakti se Ushtari e Polici, që janë kapacitetet e para për “luftë” përkatësisht, siguri e mbrojtje dhe rend e ligj, marrin pagë më të ulët se një kamerier sot. Ky nivel i pagës mesatare, mund të llogaritet vetëm për zyrtarët e lartë të shtetit si qeveritarët e kabinetarët, dhe deputetët. Por jo tek pensionistët, arsimtarët, mjekët e infermierët, minatorët, e punëtorët e sektorit privat, apo veteranët e kategoritë e dala nga lufta, e të lënë jashtë ligjit për pagë minimale, në koordinim me Radojçiqin. As gënjeshtra e radhës e kryemashtruesit Kurti për punësimin e 12 mijë grave për tre vite qeverisje, nga afro 10 mijë qytetarë të punësuar gjithsej gjatë këtyre viteve të qeverisjes Kurti 1 dhe 2, dhe atë në botën e jashtme, kurse gratë me siguri në kabinetet e qeveritarëve, si sekretare ose në variantin më të mirë t’i martojnë ato, për të mos u bërë temë e amoralitetit nëpër media sociale. Kështu që jo rastësisht pushtetarët po i fryjnë “retorikës së luftës”, si doktrinë tipike e regjimeve të dështuara komuniste, “për ta vrarë varfërinë me patriotizëm”. Mirëpo, për ta mbajtur armën në dorë luftëtari/këmbësori dhe për të përdorur teknologjinë e sistemeve bashkëkohore të armatimit, ushtari i specializuar duhet t’i ketë kushtet e shërbimit që e motivojnë. Këto kushte i krijon një qeveri që e zhvillon vendin, duke investuar buxhetin sipas planifikimit, e jo një qeveri që i bllokon investimet e buxhetit të planifikuar për zhvillim dhe krijon suficit. Teprimi i parasë nuk është kursim i saj, por dështim në realizimin e zhvillimit të premtuar si pasojë e paaftësisë për të qeverisur, dashjes për falimentimin e vendit dhe keqqeverisje. Retorika e luftës me temat si, Serbia po bën ushtrime fushore ushtarake në territorin e saj e do ta sulmojë Kosovën, (të cilës ju përgjigjën qartë PUN dhe QUINT në Kosovë, e me theks SHBA përmes Ambasadorit në Kosovë); ideja emocionale për heqjen e pengesave mbi urën e Ibrit për kalimin e këmbësorëve apo edhe automjeteve, e për të cilën po ashtu, nga takimi me QUINT dhe në media nga Ambasadori francez iu bë e qartë se, veç mund ta bëjmë temë Brukseli/Dialogu, ashtu si çështjen e dinarit, përndryshe ka hapa të tjerë që duhen përmbushur për të zgjidhur tema të karakterit teknik; apo duke i shpallur luftë një të arratisuri nga burgu, i cili e sfidon kryepolicin Sveçla, e ky i fundit e shtyen të vritet në Serbi nga njësitë (anti) terroriste të Millan Radojciqit & Co, në emër të Sveçles, Haxhiut, e qeverisë, “me koordinim”! Por të kthehemi prapë në temat e ekonomisë e mirëqenies, të vetmet që varen nga ne në Prishtinë, e jo vetëm nga Brukseli. Masat sanksionuese të BE-së, me akordim të SHBA, i janë vënë Kosovës, për shkak të veprimeve dhe vendimeve politike të kësaj qeverie, që i shërbenin status quo-së, interes ekskluziv serbo-rus në rajon. Se ku është Kosova realisht, në këtë aspekt tregon qëndrimi i Ambasadorit të BE-së, se këto masa, ashtu siç u vendosën me konsensusin e 27 vendeve të BE-së, ashtu edhe do të mund të hiqen me votën konsensuale të 27 vendeve të BE-së, që i vendosën. Por, shtrohet pyetja se sa ka shpresë të konsensusit i këtyre vendeve tani kur kjo qeveri i ka pranuar e duhet t’i zbatojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare?! Për t’i ikur kësaj të keqe fundosëse deri në tradhti, që i ka bërë vendit me “vetmenaxhimin” si autonomi territoriale e politike, me Aneksin e Ohrit dhe Statutin e BE-së si kushtetutë e “zajednicës” – subjekt shtetëror paralel me Kosovën në territorin e saj, e detyron edhe peticioni i nënshkruar nga 204 mijë qytetarë e përkrahës të kauzës elektorale të Kurtit e LVV për zhbërjen e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Përkundrazi në vend të zbatimit të kërkesës së peticionnënshkruesve, atë e zëvendësuan me teoritë antishtet të pavarësisë së Kosovës, “reformatimin e dialogut” dhe “alternativën e re” për asociacionin si autonomi e avancuar, duke synuar “Republikën e tretë”. Atëherë sa mund t’i besohet më, një njeriu që tashmë me ligjet penale të të gjitha vendeve të Evropës, ka rrëshqitur në tradhti?!/www.QendraPress.com/