Çaste poetike me poeten; Mimoza Maria AJDHONI
Largësia
————————
Si kaloi koha, nuk e kuptova,
si ikën orët, s’e mora vesh.
Lumturia vend i la trishtimit
dhe kilometrat hynë mes nesh.
Në përqafimin që ëndërronim,
shtrënguam ndjenjat ne të dy.
Të vetëm ishim në botën tonë,
kur befas koha ndaloi aty.
I mbyllëm puthjet skutave të zemrës,
lotët kristal u kthyen në shi.
Ndoshta do të shuajnë zjarrin e mallit,
kur të na ndajë kjo largësi.
Ndoshta takohemi ëndrrave tona,
ndoshta dhe mallin shuajmë aty
dhe zgjohemi qiejve të lumturisë,
të dehur nga kjo dashuri.
/www.QendraPress.com/