Fryma poetike e së dielës me poeten;Mimoza Elona OSMANI

TUFA TRENDELINË.

———————————–

Nga magjia jote,sonte s’fle as qielli,

Yjet hajmali të duan rreth vetes,

Gërshetat si Shote, por të artë si dielli,

Tufa trëndelinë, dalë si prej sepetes.

Ti zbeh edhe hënën, kositur ,dritë rrallë ,

Dhe ndrin veçse ti, dhe qielli gurkali,

Unë tisin e reve, mbi supe si shallë

Me sytë e fiksuara mbi “dy shkrepa” mali..

Si një fotograf e shkrep aparatin,

Mes shpirtit lajë filmin si kohës së vjetër,

I nderë në mes zemrës të thahen me fatin…

Dhe dy topa bore” s’shkrijnë nga rreze tjetër..

Kështu hyn papritur, në shqisat e mia,

Dhe mbjell në ato, livadhet me jetë,

Çudi mes dy syve, lind siç lind fëmija..

Një duzinë prej vargjesh, një i kaltër det .

/www.QendraPress.com